Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne.
Makina tip fuoristradë me targa AA 298 LS ka qenë në lëvizje pranë ISSH-së në momentin e shpërthimit. I plagosur rëndë nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i automjetit, një person i moshës 25-vjeçare.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit i është vendosur në pjesën e përparme.
Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë.


