• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri
Home
Aktualitet
Drejtësi

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri

27 November, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Drejtësi

 

Apeli i  Krimeve të Rënda ka lënë  në burg gjyqtarin  Shkëlqim Miri.

Ky i fundit nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjyqtari mësohet se është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai ka qenë i diagnostikuar me tumor.  Avokati i tij ka kërkuar një masë më  të lehtë për gjyqtarin, pasi sipas tij gjendja shëndetësore po rendohet çdo ditë e më shumë.

Ai u ndalua nga policia më 10 nëntor, pas një kontrolli të ushtruar në banesë një natë më parë, ku iu gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin nga gjyqtari.

Pak ditë më parë, Miri kërkoi lirinë në Apel, me pretendimin se shumën prej 34 milionë lekësh e kishte marrë borxh për kurim, por sot është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’.

Hetimet ndaj gjyqtarit Miri kanë nisur nga akuza pas procedimit dhe arrestimit të tij për veprën penale të korrupsionit dhe mitmarrjes në shumën e 30 mijë eurove për një vendim gjyqësor, pasi rezultonte se Miri ka qenë pjesë e treshes gjykuese, e cila la në fuqi një vendim të gjykatës së Matit, që kishte ndryshuar akuzën për shtetasin Gentian Doda nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen.

Për këtë procedim, gjyqtari u prangos më datë 10 nëntor 2017 dhe për të Krimet e Rënda caktuan masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve, gjyqtari Miri u pezullua nga detyra si gjykatës me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, reagon Çani/ Ajo është... (FOTO)
Previous article Vlorë/ Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina në lëvizje, ka të plagosur

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT