Promovim i turizmit bregdetar edhe nëpërmjet artit.
Netët verore ofrojnë argëtim në plazhin e Darzezës në Fier.
Pas koncerteve të organizuara në qytetin e Fierit, muzika dhe argëtimi u zhvendosën në Darzezë.
Një koncert me zërat e njohur të muzikës në vend, si West Side Family dhe Era Rusi, ndezi atmosferën dhe solli argëtim për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur këtë plazh gjatë këtij sezoni veror.





