• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fshati zvicerian që ofronte 70 mijë euro për ata që do jetonin atje, tani është në telashe
Home
Jetë

Fshati zvicerian që ofronte 70 mijë euro për ata që do jetonin atje, tani është në telashe

27 November, 2017 Redaktor2 Jetë

Lajmi i publikuar para pak ditësh në mediat zvicerane për “ofertën zemërgjerë” që fshati Albinen në Kantonin Valis ua drejton atyre që duan të vendosen në këtë fshat, ka pushtuar gjithë botën.

Kështu, fshati i vogël malor është vërshuar nga kërkesat e të huajve nga çdo skaj i botës: të gjithë duan të bëhen banorë të tij, shkruan 20minuten.ch. Sigurisht, me synimin për të përfituar 70 mijë frangat, sa ofronte Albinen për një familje mesatare.

Por, komunarët e Albinenit tani duket të jenë penduar për hapin e bërë. Ata ndjehen përnjëherë të stërngarkuar nga kërkesat, transmeton albinfo.

Një pjesë të ‘fajit’ për këtë vërshim të papritur të atyre që duan të bëhen banorë të fshatit malor, sipas tyre, e kanë mediat. Ato, në mjaft raste, janë përqendruar vetëm në pjesën joshëse të lajmit dhe nuk janë thelluar në “njëqind” kushtet të cilat duhet plotësuar për t’u bërë banorë të fshatit.

Këtë lajm e kishin marrë dhe transmetuar media të shumta nga Brazili, nga Meksika, Kina, Vietnami e Indonezia, e të mos flasim për ato nga Ballkani dhe pjesa tjetër e Evropës.

“Nga të gjithë ata që janë paraqitur në komunën Albinen, në rastin më të mirë vetëm një në njëqind mund të merren seriozisht si aplikues”, thonë në komunë.

Por, të zhgënjyer do të ndahen e gjithë ajo mori e njerëzve nga shumë vende të botës të cilët ia kanë mësyrë fshatit me qëllimin e vetëm për të përfituar. Kjo në radhë të parë për faktin se të huajt që mund të merren në konsideratë, duhet të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, vizën C. Dhe jo vetëm kaq.

Nga oferta mund të përfitojnë vetëm ata që mund të dëshmojnë posedimin e një projekti ndërtimor që i plotëson kushtet ose ndonjë kontratë të certifikuar blerjeje në këtë fshat si dhe të dëshmojnë se mund të investojnë aty së paku 200 mijë franga.

Vazhdojmë më tej: shumën e famshme prej 70 mijë frangash duhet t’ia kthejnë mbrapsht komunës të gjithë ata përfitues që duan të braktisin fshatin pa i mbushur 10 vjet qëndrimi në të.

Por…ka edhe më: As për ata që i plotësojnë të gjitha këto kushte, ende asgjë nuk është e sigurt: sepse do të jetë Asambleja e Qytetarëve të Komunës ajo e cila të enjten që vjen do të vendosë për “Iniciativën për një stimulim aktiv të ndërtimit banesor”, e cila përfshin në vete ofertën tashmë famoze të 70 mijë frangave./Albinfo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lori Hoxha tejet joshëse në dhomën e mbushur me trëndafila (Foto)
Previous article Disa mënyra natyrale për të eleminuar qeskat nën sy

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT