• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi në “Twitter”: BE të bindë Serbinë dhe pesë vendetmosnjohëse të Kosovës
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi në “Twitter”: BE të bindë Serbinë dhe pesë vendetmosnjohëse të Kosovës

14 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur deklaratën e djeshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Fokusin e ka zhvendosur te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Në një postim në Twitter, Thaçi megjithatë ka kërkuar nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian që t’i bindin pesë vendet mosnjohëse si dhe Serbinë që ta njohin Kosovën.

“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të Bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, tha Thaçi.

Të hënën, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon.

Zonja Merkel tha se me mysafirin e saj kanë rënë dakord për disa çështje.

“Çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë, dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë”, ka thënë kancelarja Merkel sipas “Zërit të Amerikës”.

“Nga kjo varet edhe ardhmëria europiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.

Këto deklarata kancelarja gjermane i bëri pas bujës së shkaktuar nga deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është deklaruar për “korrigjim të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURIZMI NË FSHAT/ Si po NDRYSHON infrastruktura në "Xherije". Fokus edhe...
Previous article ZYRTARE/ UEFA publikon 11 kandidatët në garë për golin e sezonit

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT