Pas tragjedisë së disa orëve më parë, në Gjenova të Italisë ka reaguar për shembjen e urës edhe Ambasada Shqiptare në Romë e cila ka publikuar edhe informacionin e deritanishëm të gjendjes traumatike të post-shembjes e cila dukshëm ka lënë më shumë se 100 të vdekur.
POSTIMI I AMBASADËS
Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova. Deri tani nuk kemi informacione nese mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115.


