Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.
N G J A R J A
Një shtëpi u shkrumbua totalisht në fshatin Grecalli të Fierit. Nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet.
Djali i të zotit të shtëpisë dyshon se zjarri është vënë qëllimisht nga bashkëshortja e tij, pasi kishin konflikte të vazhdueshme.
Një shtëpi mori flakë pasditen e së hënës në fshatin Grecalli të Fierit. Kur u ndez zjarri askush nuk ndodhej në banesën në pronësi të Trifon Gjikës.
Megjithëse zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, shtëpia u shkrumbua e gjitha. Ende nuk dihen shkaqet, por djali i të zotit të shtëpisë Ardian Gjika dyshon se gruaja e tij Rudina Ismaili ia ka vënë zjarrin shtëpisë.
Ardian Gjika: “Bën vaki ka rënë në depresion dhe ja ka vënë zjarrin”.
Gazetari: Dyshoni që ia ka vënë gruaja?
Ardian Gjika: “1000 për qind, ia ka vënë edhe më përpara, i kam plaçkat aty unë”
Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten e Ardian Gjikës. Kjo e fundit sipas burimeve policore ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin.
Gruaja e 47-vjeçarit kishte një javë që ishte kthyer në shtëpinë e Ardianit.
Ajo vazhdimisht konfliktohej me të shoqin, pasi ky i fundit konsumonte alkool.


