• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja si të mbani mend çdo gjë që mësoni
Home
Shëndet

Ja si të mbani mend çdo gjë që mësoni

14 August, 2018 F.autor Shëndet

Nëse doni të mësoni diçka të caktuar, atëherë paraprakisht ju nevojiten dy lloje të njohurisë: Njohuritë rreth lëndës në fjalë, si matematika, historia apo programimi dhe njohuri rreth mënyrës se si funksionon mësimi.

Lajmi i keq është se sistemi jonë i edukimit shpeshherë e shmangë njërën nga këto dyja. Kjo është problematike, duke marrë parasysh se aftësia juaj për të mësuar është përcaktues i madh i suksesit tuaj në jetë, duke filluar nga arritja në nivele akademike e deri te jeta profesionale, transmeton Telegrafi.

Prindërit dhe edukatorët janë të mirë në kumtimin e llojit të parë të njohurive, por sa i përket llojit të dytë, këtu janë më të mangët.

Prandaj, është e rëndësishme t’i mësoni disa strategji mësimi të cilat me të vërtetë funksionojnë dhe kanë ndikim pozitiv në jetën tuaj.

Detyrojeni veten të rikujtoni

Pjesa më pak e kënaqshme e mësimit efektiv është vështirësia që paraqet. Në fakt, disa ekspertë pohojnë se kur e keni të vështirë të mësoni, ju jeni duke mësuar më së miri, në të njëjtën mënyrë që ngritja e peshave në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.

Pavarësisht se nuk është e lehtë, është mirë ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt. Psikologët këtë e quajnë “efekti testues”: Kur përpiqeni të mbani mend një informacion të caktuar, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që atë kujtim ta betononi në tru.

Mos ia lehtësoni vetes gjërat…

Në një studim, studentët të cilët kishin lexuar fjalë si “këmbë-këpucë” kishin pasur më shumë vështirësi ta mbanin mend fjalën e dytë sesa studentët të cilët kishin lexuar fjalët e llojit “këmbë-k…cë”.

Këtë fenomen hulumtuesit e kanë gjuajtur “efekti i brezave”.

Bëjeni lidhjen e diçkaje të re me gjërat e vjetra

Aq më shumë lidhje që krijoni mes diçkaje të re që mësoni dhe diçkaje që e keni ditur më herët, aq më shumë kjo do t’ju ndihmojë ta mbani mend më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABSURDITETI/ Medalje e artë ose shërbim ushtarak: E ardhmja e sulmuesit të Totenhemit vendoset në…
Previous article Horoskopi, 14 gusht 2018: Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm ne atë mënyrë do...

F.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT