• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ajo erdhi vetë, e kam trajtuar mirë”, si i zbuloi Policia të miturën dhe 22-vjeçarin. U kapën duke bërë seks
Home
Sociale

“Ajo erdhi vetë, e kam trajtuar mirë”, si i zbuloi Policia të miturën dhe 22-vjeçarin. U kapën duke bërë seks

26 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Policia e Fierit arrestoi dje një 22-vjeçar për marrëdhënie seksuale me të mitur, pasi u kap në banesën e tij me një vajzë 13 vjeçe.

Sipas Policisë, Oltjon B., banues në Kallm, Fier, është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me 13- vjeçaren A.L., për të cilën ishte vënë në alarm familja e saj.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së enjtes, në fshatin Kallm i Madh, ku i riu u gjet bashkë me të miturën.

Kjo e fundit ishte larguar nga banesa disa orë më parë dhe pasi nuk është kthyer në banesë dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të familjarëve të saj, ata kanë sinjalizuar Policinë.

Blutë mbërritën në vend dhe morën në pyetje familjarë të së miturës, nëse kishin ndonjë dyshim. Ata i deklaruan Policisë se kishin dyshime të forta se vajza e tyre ndodhej me një djalë të fshatit.

Ata dyshonin gjithashtu se 13-vjeçarja ishte e lidhur me shtetasin Oltjon B. Pas kësaj, Policia është nisur në banesën e 22-vjeçarit, i cili është gjetur në momente intime me të miturën.

Kur blutë mbërritën në vend, ai nuk kishte asnjë nga familja e tij në shtëpi, çka duket se është shfrytëzuar për të marrë në banesë bashkëfshataren.

Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa ka tentuar të shfajësojë marrëdhënien me të miturën, me faktin se ata duheshin dhe se do të fejoheshin.

“Nuk kam abuzuar me të. E dua vajzën dhe ne do të fejohemi. Nuk e kam marrë me dhunë, ajo erdhi vetë këtu dhe unë e kam trajtuar mirë. Po të doni pyeteni edhe vajzën”, është shprehur i riu, teksa Policia e ka vënë atë në dijeni se marrëdhënia me të mitura ishte e jashtëligjshme.

Ndërkohë, e mitura është marrë në pyetje në prani të një psikologu si dhe të një punonjësi social. 13- vjeçarja ka thënë për Policinë se nuk ka ikur nën presionin e askujt.

Ajo ka pohuar të njëjtën gjë si djali, duke u shprehur se ata të dy kishin rreth një vit që ishin të lidhur dhe se kishin qëllime serioze me njëri tjetrin.

“Unë kam ikur vetë nga shtëpia. Rreth orës 20.00 ika për t’u takuar me të dashurin tim dhe nuk e di pse na erdhi Policia e na gjeti në shtëpinë e tij. Ne ikëm në atë orë sepse ai nuk kishte njerëz në shtëpi dhe menduam se ishim me qetë. Unë e dua dhe ai më do. Mua më lindi ideja që të iknim”, është shprehur e mitura në prani të dy eksperteve të fushës së psikologjisë.

Pas arrestimit të 22-vjeçarit, Policia ia ka kaluar dosjen për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet dokumenti/ Drejtori i Portit bën tender 7.2 milionë lekë për gira e pistë vrapimi
Previous article Lëvizjet e fundit jashtë vendit të 3 ish-zyrtarëve, ishin në Tiranë deri…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT