Një banesë në fshatin Grecalli të Fierit është përfshirë nga flakët. Nga ngjarja, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale: banesa nuk është më e banueshme.
Dyshohet se flakën banesës ia vuri nusja e djalit e shtëpisë, për shkak të konflikteve në familje, me bashkëshortin dhe vjehrrin. Është vetë bashkëshorti i saj që e akuzon. Dje e mora me gjithë plaçka, shprehet ai për “Report TV”, ndërsa sot i vuri flakën.
Bën vaki ka rënë në depresion, shton.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat aty pranë.


