• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET TURQI-SHBA/ Erdogan: SHBA po përpiqet të na godasë pas shpine
Home
Nderkombetare

PËRPLASJET TURQI-SHBA/ Erdogan: SHBA po përpiqet të na godasë pas shpine

13 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Bursat evropiane e aziatike duket se e kanë marrë disi veten pas rënies së çmimit të aksioneve që pasoi rënien e vlerës së lirës turkekundrejt dollarit. Por marrëdhëniet politike mes Uashingtonit dheAnkarasë nuk duket se janë qetësuar. Pas një jave të ngarkuar me ultimatume e përplasje diplomatike, të shoqëruara me tarifandëshkimore amerikane kundër Turqisë, presidenti turk RecepTaip Erdogan duket i palëkundur në qëndrimet e tij. Ai fajësoi sot Shtetet e Bashkuara për acarimet mes dy vendeve që rezultuan nëtarifa ndëshkimore e në rënie drastike të lirës turke.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Shtetet eBashkuara se po përpiqen ta godasin pas shpine Turqinë, pasincidentit diplomatik me pastorin amerikan dhe tronditjen etregjeve që pasoi këtë incident.

“Ju silleni nga njëra anë si partner strategjik, por qëlloni mebreshëri tek këmbët partnerin tuaj strategjik. Ne jemi anëtarënë NATO, e pastaj ju na godisni në shpinë. Si mund të pranohetkjo,” tha presidenti turk.

Zoti Erdogan mbajti sot një konferencë për shtyp në Ankara, pas jehonës ndërkombëtare që ka shkaktuar acarimi imarrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit, lidhur me fatine pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë lirimin e pastorit që mbahet nënarrest nga autoritetet turke. Uashingtoni i kishte dhënë afatAnkarasë deri të mërkurën e kaluar për lirimin e zotit Brunson.Ankaraja, e cila e akuzon pastorin se ka bashkëpunuar meklerikun Fetullah Gulen, një armik i betuar i Erdoganit, nuk eliroi zotin Brunson, duke u bërë shkas për tarifa ndëshkimoreamerikane të njoftuara javën a kaluar.

Të premten Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi përmes Twitterit se kishte autorizuar dyfishimin e tarifave kundër Turqisë. “Tani tarifa mbi aluminin turk do të jetë 20% dhe mbi çelikun turk arrin në 50%,” shkruante presidenti.

Tregjet reaguan menjëherë pas njoftimit për tarifa. Si rezultatlira turke ra ndjeshëm duke tronditur tregjet e aksioneve nëEvropë dhe Azi.

Tani zyrtarët turq po përpiqen të qetësojnë investitorët dukenjoftuar sot se kanë përgatitur një “plan veprimi” për tëstabilizuar luhatjet në tregje që sollën rënien e lirës turke. Bankës Qendrore e Turqisë njoftoi se ka marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të ndihmuar bankat turke të menaxhojnë likuiditetet.

Presidenti Erdogan tha sot se Turqia po përballet me një“rrethim ekonomik,” duke e cilësuar rënien e lirës turke si“sulm kundër vendit tonë”.

Por ai u përpoq të sillte një interpretim pozitiv lidhur mepasojat e përplasjeve me Uashingtonin, duke thënë se “dinamikat e ekonomisë turke janë të forta dhe të shëndetshmedhe do të vazhdojnë të jenë të tilla”.

Presidenti turk akuzoi median sociale se po përhap “terrorekonomik” dhe u betua se autoritetet ligjore do të marrin masapër të ndëshkuar spekulantët.

Por ekonomistët shohin në rënien e javës së kaluar, më tepër senjë reagim ndaj një incidenti diplomatik:

“Rënia e lirës turke është vetëm fillimi i një krize të vërtetëekonomike, ndoshta i një recesioni ekonomik në Turqi. Duhet tëshohim ndryshime reale në politikat ekonomike. PresidentiErdogan duhet të rikthejë besimin e investitorëve se bankaqendrore është institucion i pavarur dhe se synimi i saj i vetëmështë të luftojë inflacionin. Kjo nënkupton rritjen e normave tëinteresit në Turqi,” thotë ekonomisti Carsten Brzeski.

Presidenti turk është kundër idesë së ngritjes së interesave. Parritjen e normave të interesit, autoritetet në Turqi e kanë tëvështirë të kontrollojnë rritjen e inflacionit që është acaruaredhe më tej me rënien e lirës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk dashurohet brenda një dite dhe nuk harrohet në dy
Previous article ZJARRI NË BËRDICË/ Dyshohet se ishte i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja

k.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT