• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAJDUTËT IU FUTËN NË SHTËPI/ Flet pronari: Si më tha nusja për 4 maskat kur i pa në korridor
Home
Sociale

HAJDUTËT IU FUTËN NË SHTËPI/ Flet pronari: Si më tha nusja për 4 maskat kur i pa në korridor

13 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tentuan të grabisin banesën, hajdutët perleshen me pronarin. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës (12 gusht) në fshatin Porodinë të Korçës.

Engjellush Dinkallari ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes . Në një gjendje të rënduar psikologjike 38- vjeçari ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.

Hajdutët e maskuar dhe me armë në dorë kanë kërcënuar dhe dhunuar edhe bashkëshorten e tij.

Engjellush Dinkallari: “Ishte ora 22:00 dhe hyra në shtëpi. Nusja më tha hajdut në koridor. Kur shoh 4 persona të armatosur hyjnë direkt në dhomë ku isha unë, fëmijët, nusja dhe nëna. Unë shtyj derën, ata shtyjnë derën nga koridori për të hyrë në dhomë. Terror i paparë, dhe siklet i madh.” 

Grabitësit kanë goditur edhe të afërmit e Dinkallarit. I tronditur , nga ngjarja 38- vjecari ka bërë apel policisë të kap sa më parë autorët.

Vjedhjet dhe grabitjet janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues për juglindjen. Dhjetra banesa janë vjedhur në fshatin Porodinë dhe Boboshticë ndërsa shumë prej pronarëve janë dhunuar nën kërcënimin e armëve. Ndërsa policia ende nuk ka asnjë autor të ndaluar

“Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen,”-rapoton policia.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WILLIAN TREGOHET I SINQERTË/ Po të qëndronte Conte tek CHELSEA do të isha...
Previous article LËKUNDJET NGA TËRMETET/ Ja kush janë shtëpitë që janë më të rrezikuara sipas inxhinierëve

g.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT