“Masakra e 10 gushtit”, risolli në vëmendje veprime të së shkuarës që të rikthejnë në të tashmen në forma të dhimbshme. Tetë jetët e humbura në Selenicë do të mbahen mend gjatë, krim për arsye banale, krim brenda familjs, apo vrasje e të miturve.
Këto “kategori krimesh” qëndrojnë në arkivat e një vendi dhe për një tjëtër arsye. Askush nuk i merr përsipër t’i mbrojë në një process gjyqësor. Është e vështirë edhe për një njeri të formësuar në baza ligjore të mbrojë një monstër të një akti të shëmtuar.
“Masakra e 10 gushtit”
Asnjë avokat nuk morri përsipër të mbrojë përpara gjykatës autorin e vrasjes me tetë viktima, pasditen e së premtes në Selenicë të Vlorës. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Dinamika e krimit
Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij. Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.
Asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen e Ridvan Zykaj.
Ishte 17 gushti i 2016 kur Andrea Zani 12 vjeç, u masakrua nga kushëriri i tij, Jorgos Zani, në Palasë të Himarës. Autori 30 vjeç, me një akt makabër, i preu kokën të miturit dhe më pas u largua duke e mbajtur atë në dorë.
Dosja “Bleona Mata”.
Historia e Bleona Matës, vogëlushes të zhdukur më 22 majin e 2010-ës teksa kulloste bagëtitë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj. Lidhur me ngjarjen u arrestua një 20-vjeçar i cili akuzohet se ka rrëmbyer një të mitur për qëllim trafikimin drejt Kosovës.
Asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen e 20-vjeçarit Begzim Isa.
Nën masa të forta sigurie, Begzim Isa shkoi Gjykatën e rrethit gjyqësor, Kukës në një seancë e cila, ndryshe nga sa parashikohej, zgjati për më shumë se një orë. Në këtë seancëu dha edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për 20-vjecarin Isa, i cili dyshohet se ka rrëmbyer për qëllime trafikimi të miturin me iniciale A.S. Sipas burimeve nga seanca e zhvilluar pa pranine e mediave mësohet se dy janë akuza ndaj të riut, konkretisht ajo e “trafikimit të të miturve”, sipas nenit 128 pika B dhe ajo e “trafikimit të mbetur në tentavitë”, neni 22 I Kodit Penal.Seanca është drejtuar nga prokurori i rrethit Dritan Prenci dhe gjyqtare Alma Ahmetaj, ndërkohë që asnjë prej avokatëve të Kukësit, nuk pranoi që të jetë mbrojtës i të riut.








