Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë para disa minutash ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, masakruesi i 10 Gushtit, Ritvan Zykaj, 24 vjeçari i cili pritet të njihet me masën e sigurisë.
Disa prej personave që kanë ardhur në ambjentet e Gjykatës, kanë postera në dorë me mbishkrime:
Dënim me Vdekje. Jo vetëm kaq, Ritvani është bërë “shkak” për të risjellë edhe njëherë vëmëndjen ndaj krimeve të rënda të ndodhur në Vlorë.
Avokati mbrojtës i caktuar nga shteti është Gentian Leka, prokuror Saimir Smaka, dhe gjyqtare Esmeralda Habilaj.
Gazetarët janë lejuar që të hyjnë në sallën e seancës plenare dhe i kanë drejtuar disa pyetje tek të cilat Ritvani nuk ka dashur që të përgjigjet, madje nuk ka shprehuar asnjë pendesë nga akti makabër.
Gazetarët e kanë pyetur: Përse i vrave, po fëmijët pse i ke vrarë, thuaj ndonjë gjë, i janë drejtuar gazetarët e gjendur në seancë.
Mediet janë lejuar të t’i bëjnë foto dhe video Ritvanit i cili gjendet tashmë në fokus të të gjithë shoqërisë shqiptare për masakrën që bëri.
/ALPENews.al


