Plagoset rende drejtuesi i mjetit, pas nje aksidenti qe ndodhi mengjesin e sotem ne aksin rrugor rrugor Peqin-Elbasan. Sipas te dhenave te para raportohet se makina ka dalë nga rruga në fshatin Lolaj.
Nderkohe qe drejtuesi i mjetit 26 vjecari me iniciale E.F., banues në fshatin Pekisht, është në gjendje të rëndë për jetën. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Lolaj, mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, ka dalë nga rruga.
Dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.F., i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


