• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPORTAZHI/ Në fshatin e masakrës, atje ku u shua një familje dhe u hap një varrezë e re
Home
Sociale

REPORTAZHI/ Në fshatin e masakrës, atje ku u shua një familje dhe u hap një varrezë e re

12 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një familje u shua pasditen e së premtes në Selenicë të Vlorës. Ndërsa një varrezë e re u hap fare pranë banesave të fisit Zykaj, 8 anëtarë të së cilës nuk jetojnë më.

Amaneti i Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës, u çua në vend. Sa ishte gjallë, ai u kishte kërkuar të bijve që ta varrosnin në tokat e tij, jo në varrezat e fshatit. Por, Demiri nuk e kishte parashikuar një fund tragjik të tillë për djemtë, gratë e tyre, madje, edhe nipin e mbesën. E kush mund ta kishte menduar?! Aq më tepër, që vdekja do t’u vinte nga nipi i vëllait të tij.

varrim4

Nga një 24-vjeçar, që e kishte rritur vetë në shtëpinë pranë e që dy ditë më parë, pa iu dridhur dora, vrau të gjithë familjen. Madje, nuk i kurseu plumbat as për kushëririn e vet 8-vjeçar, që e gjeti në tavolinën e bukës. As për kushërirën 15-vjeçe, që kishte mbaruar klasën e nëntë me rezultate të shkëlqyera e që dje u varros bashkë më të vëllain, nënën e babanë. Askush nuk gjen fjalë t’i ngushëllojë të afërmit e tyre. Fjalët janë zëvendësuar nga lotët e ngushëllimet nga kuja që dëgjohet sa merr rrugën për në shtëpitë ku ka rënë morti.

NE FSHATIN E MASAKRES

Në Selenicë të Vlorës, dje nuk flitej për asgjë tjetër, përveç tragjedisë së të premtes, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 kushërinjtë e tij. Një masakër e tillë nuk ishte parë e as dëgjuar prej dekadash në vendin tonë.

varrim5

Tetë arkëmorte dolën dje në orën 14:00 njëri pas tjetrit nga tri shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm katër anëtarë. Mes vajit, kujës e lotëve, të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkivolet me trupat e tetë familjarëve. Ata u varrosen në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt, i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

Masakrës mundën t’i shpëtojnë vetëm 3 djem të familjes Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Por, edhe djali tjetër i Demirit, Krenari, i cili ishte në gjumë në momentin e ngjarjes. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, Albi Zykaj, ndërsa nga familja e Azemit dy djem. Albi Zykaj, 18 vjeç, është fëmija i tretë i Besim Zykajt, ndërsa rezulton të jetë i vetmi i mbijetuar nga familja e tij.

Fatmirësisht, adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Albi humbi gjithçka kishte, dy prindërit, Besimin, Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin. Por edhe gjyshërit e tij, Demirin dhe Perrien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërditën.

Albi ka mbetur i vetëm, me xhaxhain e ve shurdhmemec e dy djemtë e xhaxhait, që fatmirësisht, si ai, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI SUPERKUPËN/ Vangjeli: Kërkojmë titullin kampion, në Korçë qëndrova sepse…
Previous article DETAJET BËJNË DIFERENCËN/ Si të bëni vet byzylyk të bukur dore (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT