Kështu e kanë nisur shkrimin mediat e hauja, të cilat kanë pasqyruar krimin makabër që ndodhi në Selenicë të Vlorës ditën e premte.
Sipas tyre, Ridvan Zykaj vrau me kallash AK-47, 8 të afër të tij dhe më pas ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama duke i shkruar në Facebook, nëse e gjente dot ku ishte fshehur.
Zykaj ka marrë armën dhe ka shkuar në familjen e vëllait të gjyshit të tij duke lënë të vdekur atë, së bashku me gruan e tij dhe dy djemtë me nuset dhe fëmijët e tyre, për t’u larguar më pas në drejtim të kodrave të zonës ku do të arrestohej pas 12 orësh nga policia.


