Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit. Disa pasagjerë kanë dhunuar rojet e sigurisë, si shkak i vonesës së tragetit me të cili ata po udhëtonin.
Mësohet se udhëtarët kishin prerë biletën për të udhëtuar me tragetin “Grandi Navi Veloci”, i cili udhëtonte drejt Italisë në orën 12:00, por atyre iu desh të prisnin deri në orën 18:00. Shkak për vonesën ishte bërë një defekt teknik i tragetit.
Pasagjerët ishin tepër të rebeluar, pasi askush nga kompania nuk jepte një përgjigje përse ndodhi e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin. Ka qenë një pasagjer italian, i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.
Një shkëndijë drite në fund të tunelit. Shqiptarëve u vjen në majë të hundës pasi nisja e tragetit vonohet me mbi 6 orë dhe rebelohen ndaj personelit të sigurisë në portin e Durrësit. Gjithsesi jemi ende mjaft larg Rumanisë.
Posted by JETA OSH QEF on Sunday, August 12, 2018


