Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të qytetit verior.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij.
I plagosuri mësohet se ndodhet në spital.
Pronari i lokalit që dyshohet si autor i ngjarjes është në arrati. Plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të momentit.


