Roma ka barazuar 1:1 me Genoan në stadiumin “Luigi Ferraris” dhe ndoshta fajtori për këtë është Daniele De Rossi, që u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 69’të.
Roma ka marrë vetëm një pikë në xhiron e 14 në Serie A, duke barazuar 1:1 me Genoan në udhëtim, shkruan Gazeta Express.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Stephan El Shaarawy (59’), kurse barazoi gjithçka 1:1 Gianluca Lapadula (70′) nga pika e bardhë, e shkaktuar nga Daniele De Rossi, që u ndëshkua direkt me të kuq (69′).
De Rossi bëri një gjest aspak të hijshëm, duke i rënë shuplak ish sulmuesit të Milanit, për çka edhe u përjashtua nga loja dhe me një lojtar më pak në fushë, Roma nuk ia doli të rikthejë epërsinë, duke marrë vetëm një pikë në fund.


