Vincenzo Montella premtoi tri pikë kundër Torinos një ditë më parë, por sot ka marrë vetëm një pikë, pasi barazoi 0-0 në “San Siro” me ekipin e Sinisa Mihajlovic.
Milani kishte raste të shumta në “San Siro”, ku nuk mungoi mbështetja nga tifozët, por Kalinic, Suso, Adre Silva dhe shumë të tjerë, nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë, ashtu si edhe mbrojtësi Leonardo Bonucci, që kishte një mundësi të artë.
Ky ishte barazimi i dytë pas 14 javëve, teksa ka edhe gjashtë fitore e gjashtë humbje.
Milani aktualisht gjendet në vendin e shtatë me 20 pikë të grumbulluara, 18 pikë larg Napolit kryesues dhe 11 larg zonës Champions.


