Dhjetëra pasagjerë të linjës Bari-Durrës kanë qëndruar me orë të tëra në pritje të tragetit dhe askush nuk u kthente përgjigje për vonesën disa orëshe.
Një qytetare ka denoncuar duke u shprehur se pasagjerët kanë pritur mbërritjen e tragetit dhe fillimin e imbarkimit, dhe askush nuk i ka sqaruar për vonesën e cila i la në pritje me orë të tëra.
Fëmijë, gra e të moshuar kanë pritur në temperatura të larta për të hipur në traget dhe për të udhëtuar drejt shtetit fqinj, Italisë.
Gjithashtu avaritë e një prej trageteve e shumë të komentuara në Shipëri për shkak të historikut të tij, janë denoncuar në “Facebook” dhe prej një pasagjeri italian i cili e ka dokumentuar kaosin e krijuar në portin e Durrësit përmes një videoje.
Në profilin e Enzo Ricco si dhe të një shtetase shqiptareje janë postuar video ku shihet një punonjës i sigurimit të kompanisë që përpiqet të godasë pasagjerët e linjës GNV me tabelat e sinjalistikës.
Në komunikimin me bashkëatdhetarët e tij, Ricco thotë se ky është standardi i kompanisë GNV në linjat me jashtë Italisë.
“Punonjësi i sigurisë u çmend nga pyetjet e qeta dhe paqësore të pasagjerëve, pasi anija u vonua 8 orë”, i përgjigjet një miku të tij se çfarë po ndodhte në Portin e Durrësit.
PAMJET VIDEO
Questa é la sicurezza delle navi italiane all'estero! #portodidurazzo #albania #gnvazzurra #adriaferries
Posted by Enzo Ricco on Saturday, August 11, 2018


