• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Rrëfimi i kushëririt: Si shpëtoi një prej DJEMVE, ishte në gjumë por…
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Rrëfimi i kushëririt: Si shpëtoi një prej DJEMVE, ishte në gjumë por…

12 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Momentet e para të përballjes së familjarëve me skenën e krimit kanë qenë të tmerrshme.

Shtatë kufoma në oborr e në shkallët e shtëpive dhe e teta në kuzhinë, pranë tavolinës së bukës. Aty është gjetur djali 8-vjeçar i Besim Zykajt, i cili ka qenë duke u ushqyer në momentin që është qëlluar me 3 plumba nga kushëriri i tij. Ritvan Zykaj nuk i ka kursyer plumbat as për të.

Pasi ka vrarë ata që ndodheshin jashtë e të tjerët që dilnin pasi dëgjonin krismat, 24-vjeçari është futur brenda duke qëlluar për vdekje edhe Ledjonin. Ai është gjetur i pajetë pranë tavolinës së bukës, me duart e mbledhura te koka, si për t’u mbrojtur.

Por pafajësia e tij nuk e ka penguar aspak Ritvanin ta qëllojë 3 herë, në bark, në krah e në këmbë. Ledjoni është gjetur nga kushëriri i tij, djali i xhaxhait. E më pas edhe nga një i afërm tjetër që kishte shkuar aty për ta takuar. Kushëriri i katërt i familjes Zykaj, shok i njërit prej të mbijetuarve, tregon sesi i kanë gjetur viktimat.

“Unë isha në gjumë kur ndodhi ngjarja. Kur u zgjova, nëna më tha se kishte dëgjuar të shtëna në fshat, por nuk e dinte se nga ku. Dola sepse e kisha lënë të takohesha në Selenicë me djalin e Azemit. As ai nuk ka qenë në shtëpi në kohën që ka ndodhur ngjarja. Kur shkova te vendi që e kishim lënë të takoheshim, nuk e gjeta. Më thanë që kishte shkuar në shtëpi. U nisa edhe unë për atje”, tregon i afërmi i familjes Zykaj.

Më pas tregon sesi është përballur me skenën e tmerrshme dhe se askush nuk kishte shenja jete. Të gjithë u gjetën të vdekur.

“Kur kam shkuar aty, ishte e tmerrshme. Të gjithë ishin të vrarë. Nuk kishte mbijetuar askush, përveç djalit tjetër të Demir Zykajt, Krenarit, 51 vjeç. Ai është shurdhmemec dhe nuk ka dëgjuar krismat. Ka qenë në gjumë brenda në shtëpi, por ka shpëtuar. Të tjerët ishin vrarë të gjithë. Edhe Sara, edhe Ledjoni i vogël. Ledjonin e ka vrarë duke ngrënë bukë. Ishte një masakër e vërtetë”, tregon kushëriri.

Më tej, ai thotë se ka dëgjuar sirenat e Policisë, pasi i kishin lajmëruar para se të shkonte ai në shtëpi. Ndërsa me autorin thotë që për çështje sekondash nuk është përballur në rrugë me të.

“Në atë kohë që ka ndodhur vrasja, disa sekonda më vonë unë kam dalë nga shtëpia. Fatmirësisht, nuk e kam ndeshur në rrugë. Unë nuk e njihja, sepse kam jetuar jashtë, pak kohë ka që jam kthyer”, shprehet ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E bëri vetë make up-in / Elvana Gjata ia kaloi edhe grimerëve profesionist (FOTO)
Previous article SEZONI TURISTIK/ Saranda më e SIGURTË pas ndërhyrjeve. Shtohen kontrollet në det

g.autor

Postime të ngjashme

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT