Një rast jo tipik i dhunës në familje është ai i ish-bashëshortes së 69 vjeçarit, e cila dhunohej nga ky i fundit herë pas here.
Të dy shtetas shqiptarë, nga kryeqyteti kishin patur mosmarrëveshje për motive të dobëta, kështu sqaron Policia e Shtetit në njoftimin e saj zyrtar, ndërsa ka marrë masat lidhur me agresorin, ish-bashkëshortin e të moshuarës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H. B., vjeçe 68, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A. B., vjeç 69, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


