• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU SERBI-KOSOVË: Ish-ushtarët nga Lugina, të vetmit mbështetës të Thaçit
Home
Rajon

DIALOGU SERBI-KOSOVË: Ish-ushtarët nga Lugina, të vetmit mbështetës të Thaçit

12 August, 2018 g.autor Rajon

Derisa në Kosovë analistët dhe opozita e kundërshtojnë presidentin Thaçi për korrigjim të kufijve, ka nga ata në Luginën e Preshevës që po e mbështesin atë.

Përveç spektrit politik, në mbështetje presidentit Thaçi i kanë dalë edhe ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët e konsiderojnë të vonuar zbatimin e kërkesës së shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Ideja e presidentit Hashim Thaçi që përmes korrigjimit të kufirit me Serbinë, Lugina e Preshevës të përfshihet në Republikën e Kosovës, po gjen mbështetje ndër shqiptarët e Luginës e sidomos ndër veteranët e luftërave çlirimtare.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Shefket Musliu, idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka vlerësuar si diçka të domosdoshme dhe që duhet të përkrahet.

Nazmi Hajredini, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Preshevë, ka thënë se shpresa për përfshirjen e kësaj zone në Kosovë i ka mbajtur gjallë ndër vite të gjithë ata që kanë kontribuar për çështjet kombëtare.

Korrigjimi i kufirit me Serbinë si element që do të diskutohet në bisedimet në Bruksel mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, ka mbështetjen edhe të krahut politik të UÇPMB-së.

Shaqir Shaqiri, ish zëdhënës i Këshillit Politik të UÇPMB-së ka thënë se ideja e presidentit do të duhej të gjejë përkrahje nga të gjitha nivelet e veçanërisht nga klasa politike që vepron në Luginë.

Arritja e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe ngritja e nivelit të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, do të mund të arrihej me përfshirjen e kësaj zone në kuadër të Republikës së Kosovës, vlerësojnë ish udhëheqësit e luftëtarëve të UÇPMB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri shpëtimi në Japoninë Lindore
Previous article Dasma e Ledionit dhe Sarës/ Luana tregon se çfarë ka veshur dhe ja me kë pozon (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT