• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI QË TRONDITI SHQIPËRINË/ Sizmologët: Lëkundja e 932-të brenda 1 muaji
Home
Sociale

TËRMETI QË TRONDITI SHQIPËRINË/ Sizmologët: Lëkundja e 932-të brenda 1 muaji

11 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Tërmeti tronditi sërish Shqipërinë këtë pasdite. Lëkundja ishte e fortë, me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Nuk raportohet për dëme, ndërsa termeti u ndje thuajse në të gjithe Ballkanin. Sizmiologet thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik. Lëkundja e 932 është regjistruar në orën 17:40 të kësaj të shtune në zonën e Bulqizës, që sipas sizmologëve është i ngjashëm me atë të vitit 2017, në po të njëjtën shtrirje.

“Epiqendra është në veri të Bulqizës, magnituda është 5.1, paksa më e ulët se ajo e 4 korrikut, por ndjeshmëria gjithmonë favorizohet nga kushtet tektonike të tërmetit, pra nga thyerja tipike që gjeneron tërmeti. Tërmeti është ndjerë fort lokalisht për shkak të thellësisë, ka pasur një thellësi prej 23 km dhe kjo ka bërë që tërmeti të ndjehet gjerësisht, edhe jashtë kufirit si në Maqedoni dhe Mal të zi, sipas të dhënave që disponojmë paraprakisht”, shprehet sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave.

Njëjtë si tërmeti i ndodhur një muaj më parë, edhe ky i 11 gushtit është pasur nga lëkundje të tjera.

“Tërmeti ishte unik, por është pasuar nga pasgoditje dhe është normale që tërmetet të cilat e kalojnë magnitudën 5, pritet të kenë goditje të menjëhershme”, shton ai.

Sipas sizmiologut të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intesiteti i tyre, dmth a do të jetë njësoj me atë të gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I FTUAR NË "DASMËN E VITIT"/ Bes Kallaku kërkon një hudhër në Como të Italisë (FOTO)
Previous article DUAN SUPERLIGËN/ Egnatia tregon muskujt dhe ndal Lushnjën në shtëpi

k.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT