• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Krimet më të rënda që TRONDITËN familjet shqiptare në TRE dekada. Nga vëllezërit që u varën tek…
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Krimet më të rënda që TRONDITËN familjet shqiptare në TRE dekada. Nga vëllezërit që u varën tek…

11 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tetë të vrarë, të gjithë anëtarë të familjes Zykaj. Ky është bilanci më tragjik i regjistruar në Shqipërinë në 28 vite, nga 1990 e deri më tani. Dora kriminale po ashtu është me mbiemër Zykaj. Rrjeti social “facebook” është mbushur plot me komente ku kërkohet ekzekutimi apo varja e 24-vjecarit që kreu masakrën të premten e 10 gushtit në Selenicë të Vlorës.

Komentuesit në rrjetet sociale kërkojnë që të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri, duke sjell ndërmend edhe ngjarjen e Libofshës me 5 viktima, autorët e së cilës u varën në litar më 26 qershor në 1996. Që prej asaj kohe dënimi me i rëndë që aplikohet në Shqipëri është “burg përjetë”.

Më poshtë krimet që tronditen Shqipërinë në më shumë se dy dekada

29 maji i vitit 1992 – Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, hyjnë në banesën e familjes Pupa dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe një foshnjë. Vrasja ndodh për motive grabitje, por edhe hakmarrje, për motive të dobëta. Dy autorët u varën në litar më 26 qershor në 1996. Ata janë personat e fundit të dënuar me vdekje në vendin tonë.

9 shkurt 2006 – Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

7 mars 2009 – Në lagjen “Allias” në Tiranë regjistrohet një vrasje e trefishtë. Dhëndri vret me pistoletë vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e tij 16-vjeçar vret veten. Shkak ka qenë grindja ne familje.

Janar 2010 – Vriten dy vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Të vdekur mbetën Taulant, Xhiliani dhe Edi Mulliri. Autori i ngjarjes Besim Karaj besonte se kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të gruas me më të madhin e vëllezërve ndaj nuk ia kurseu plumbat as të tjerëve. Vëllëzërit Mulliri kishin ndërkohë nënën në burg Liljana Mulliri kishte vrarë e copëtuar nipin 8 vjeçar të burrit më të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

19 mars 2011 – Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan. Një person ka hyrë në banesën e familjes Mahmuti dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërsa i plagosur ka mbetur një anëtar tjetër i familjes, një femër, Myzejen Mahmuti, krimi u dyshua se ndodhi për hakmarrje.

31 janar 2013 – Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debati lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.

23 shkurt 2013 – Një tjetër krim tronditës me disa viktima në familje regjistrohet në Levan të Fierit në 16 shkurt të 2013 kur Riza Latifi ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe një javë më vonë vrau dhe veten pasi u rrethua nga policia.

8 Janar 2014 – 4 të vrarë është bilanci i masakrës me armë që Bashkim Latollari kreu në Gjonomadh të Korçës. 40-vjeçari, vrau dy çifte bashkëshortësh, të afërm mes tyre. Viktimat ishin Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30-vjeç dhe Rexhep e Valentina Metollari, 55 dhe 50-vjeç. Vrasja e katërfishtë u konsiderua si krim pasioni

18 gusht 2016 – Jorgo Zani, një i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12 vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje.

5 dhjetor 2016 – Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur tre fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet, pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

25 tetor 2017 – Vitin e kaluar në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ 96 vjeçarja rinovon patentën
Previous article Cikli i ri i Arsenal nis kundër kampionëve, por Guardiola është “macja e zezë” për Emery…

F.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT