“Masakra e 10 gushtit” do të shkruhet në historinë e Shqipërisë, sigurisht që në anën e errët por do të kujtohet gjatë. Tëtë të vdekur është bilanci i tragjedisë që përjetoi fisi Zykaj, Selenica, Vlora dhe gjithë Shqipëria. Ishin dy armë “kallashnikov” rus që u morrën jetën dy fëmijëve dhe 6 të rriturve. Ngjarja e ditës së djeshme tregoi se “arma vret” dhe “armembajtja pa leje” është rrezik për shoqërinë. Shqipëria ka njohur disa fushata të ndryshme për mbledhjen e armëve, pas vitit të trazuar 1997. E fundit do të kujtohet iniciativa “Mos gjuaj, por duaj”.
Fushata do të zhvillohej nga data 15 nëntor deri në mes të muajit dhjetor 2016, me financim nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë në partneritet me PNUD SEESAC (Zyra Qendrore e Evropës Lindore dhe Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta).
U tubetuan suksese, disa dorëzuan vëtë armët e marra gjatë luftës civile të 1997 e disa u sekuestruan nga policia por një arsenal mjaf i madh ngelet ende në duar e njërëzve, ku shumica prej tyre kan “etje për dhunë” apo “pasion për krim”.
Ngjarja e ditës së djeshme bëri që të ringrihet teza për një pastrim rrënjësor të armëvë në gjithë Shqipërinë.
Deputetja e PS-se, Elisa Spiropali ka dale me nje propozim lidhur me masat urgjente qe duhen marre ne menyre qe gjema te tilla, si ajo e mbremshmja ne Selenice te mos perseriten.
Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, Spiropali shkruan se duhet fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore”.
Lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi dje Selenicë, Vlorën dhe mbarë Shqipërinë ka reaguar dhe Ylli Manjani. Ish-ministri: Po, duhen mbledhur armët! Por, bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psiqikë që rrinë rrugëve pa trajtim dhe në përçmim të plotë.
/AlpeNews.al


