• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Rikthim në kohë: Kur në 1992 u varën në mes të Fierit vëllezërit Çuko
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Rikthim në kohë: Kur në 1992 u varën në mes të Fierit vëllezërit Çuko

11 August, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Autori i masakres ne Selenice dhe dy vellezerit Cuko qe u varen ne litar
Masakra e djeshme në Selenicë të Vlorës ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallash 8 të afërmit e tij, mes të cilëve dy fëmijë, ka rikthyer vëmendjen te dënimi me vdekje.

Shumë në rrjetet sociale kanë kërkuar ekzekutimin e autorit të kësaj ngjarjeje makabre, më e rënda në dy dekada.

Kjo masakër ka kthyer vëmendjen pikërisht më 29 maj të vitit 1992 kur ndodhi ajo që njihet si “Masakra e Libofshës” e cila u mbyll me varjen në mes të fshatit të dy autorëve.

5 anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe vranë brenda shtëpisë, ndërsa Gjykata vendosi dënimin me varje në litar në mes të fshatit të Libofshës të dy vëllezërve autorë, Josif dhe Dritëbardh Çuko.

Ky ishte dënimi i fundit me vdekje dhënë në kohën kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe Bashkim Kopliku ministër i Brendshëm. Ky vendim uj mirëprit nga mbarë opinioni publik shqiptar por u kritkua nga ndërkombëtarët të cilët ishin kundër dënimit me vdekje.

ÇFARË NDODHI- më 29 maj 1992 (HISTORIA MAKABRE)

Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë. Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t‘u mbrojtur nga goditja.

Autorët, të pakënaqur me dy viktimat, lanë dhomën e çiftit të ri që vdiq dhe i drejtohen asaj të të moshuarve. Lidhin plakën Zenepen dhe përleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit për vdekjen e të moshuarit, ata i rikthehen sërish Zenepes.

Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit. Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit. Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHIMI I EMIGRANTËVE/ Radhë kilometrike në Kakavijë, vapa bën që...
Previous article Kylie Jenner u zgjua si në përralla/ Surpriza e partnerit Travis na bëri për të qarë (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT