24 vjeçari Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e sotëm pas orëve të tëra rezistencë ndaj forcave të policisë. Fshati Resulaj është zgjuar sot i tronditur nga ajo se ç’ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në fisin Zykaj.
Banorët janë mbledhur në banesat e 8 viktimave për t’u bërë atyre nderimet e fundit. Shtëpia e autorit ndodhet përballë me shtëpinë e Demirit, që mbeti i vrarë bashkë me dy djemtë e tij, familjet e tyre përfshirë edhe dy fëmijë, Sarën e Ledion, 17 dhe 6 vjeç.
Sot banesa e autorit është e braktisur. Disa pula ndodhen në oborrin e banesës, e rrobat janë akoma të ndera, të lëna ashtu që pas momentit kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Mësohet se familjarët e Ridvanit janë strehuar tek të afërmit e tyre në një fshat tjetër pas dhënies së dëshmisë në polici.


