• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVANI i fshehur në shkurre, Policia e kapi kur LËVIZI nga zona
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVANI i fshehur në shkurre, Policia e kapi kur LËVIZI nga zona

11 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

8 njerëz u vranë dje pasdite me kallashnikov nga Ridvan Zykaj, të gjithë pjesëtarë të familjes Zykaj, xhaxhai i babait të autorit me grua dhe familja e djalit të tij.

Më të vegjëlit ishin Sara, 17 vjeçe dhe Ledjoni, 9 vjeç.

Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës. Tek e para ka pllakosur heshtja absolute, ndërsa tek e dyta vaji ka shpërthyer dyert.

Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Rrobat e ndera në tel nuk janë mbledhur, ndërsa porta e jashtme është e hapur dhe kushdo mund të hyjë brenda.

Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar tek të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.

Pak hapa larg, përballë shtëpisë së 24-vjeçarit Ridvan Zykaj ndodhet banesa e Sarës e Ledjonit dhe gjyshërve të tyre. Dyert janë të hapura e njerëz me të zeza hyjnë e dalin. Kuja dëgjohet prej së largu për 8 njerëzit e një familjeje që mbyllën derën.

Ridvan Zykaj u kap në periferi të Selenicës mëngjesin e sotëm nga policia, dhe ai ndodhej rreth 3 km larg nga banesa e tij në vijë lineare i fshehur në shkurre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA ANTIQEVERITARE/ Policia përplaset me turmën, gaz lotsjellës dhe...
Previous article Rita "hot" nga pushimet/ Këngëtarja e tepron me bizhuteri (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT