• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
25-VJETORI/ Edi Rama: Drejtësia do ia dalë mbanë!
Home
Aktualitet
Kronikë

25-VJETORI/ Edi Rama: Drejtësia do ia dalë mbanë!

20 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në konferencën e organizuar me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, ku vlerësoi lart rolin e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të sovranitetit kombëtar të Shqipërisë, si dhe deklaroi se me reformën e re, drejtësia do ia dalë mbanë.

Në fjalën e tij, Rama tha se, “faktikisht, pas një historie 45- vjeçare shkeljesh të të drejtave të njeriut, ndryshimet demokratike shënuan një kthesë rrënjësore në historinë e shtetit shqiptar, por pa dyshim dhe në drejtësinë shqiptare”.

“Që në fillim, Gjykata Kushtetuese u konsiderua si autoriteti më i lartë që garanton respektimin e ligjit themelor të këtij vendi. E vërteta është se që nga dita e krijimit të saj në vitin 1992, e deri sot, Gjykata Kushtetuese është përballur në një sfidë të jashtëzakonshme, por nëse ka një institucion shqiptar ku mund të rrihet ballëhapur është Gjykata Kushtetuese”, theksoi Rama.

Rama pohoi se “në një kohë të shkurtër, Gjykata Kushtetuese ka qenë e detyruar të merrte vendime shumë të rëndësishme dhe e vërteta është se kjo gjykatë është përpjekur të shfaqet e paanshme në gjykimet e saj”.

“Nuk ndodh shpesh në jetën e një institucioni kudoqoftë dhe sidomos në Shqipëri, siç ndodhi në këtë Gjykatë pas vendimit historik, siç është çështja e kufirit detar. Ishte një nga ato vendime që definizon imazhin, karakterin e një institucioni për dekada. Gjykata Kushtetuese u ngrit mbi gjithçka dhe mbi të gjithë me një vendimmarrje që na bën të gjithëve krenarë për gjykatën e mbrojtjes së sovranitetit kushtetues dhe shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Rama.

Po ashtu, Rama shtoi se “pas 25 vitesh nga krijimi i saj, Gjykata Kushtetuese, sot  ka një sfidë dhe uroj që kjo përpjekje të konsolidohet duke hyrë në epokën e re të drejtësisë”.

Në fund, Rama ju uroi suksese gjytarëve në përpjekjen për zbatimin e reformës në drejtësi. “Sidoqoftë jam i bindur që drejtësia do ia dalë mbanë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shokon prokuroria me përgjigjet: Nisëm hetimet pasi dëgjuam emrin në media
Previous article “LE PARISIEN”- Turizmi në Shqipëri, thesare të mëdha me çmime të lira

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT