• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OKB: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, reagon Berisha
Home
Sociale

OKB: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, reagon Berisha

26 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas raportit të bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku rendit Shqipërinë në vend të parë me 2. 5 përqind të popullsisë që konsumojnë kokainë, ka reagur ish-kryeministri Berisha.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ Berisha shkruan se kjo është një dhuratë e helmuar nga vëkllezërit, Olsi Rama dhe Edi Rama.

Postimi i plotë:

Dhurata e helmuar e vellezerve Edvin dhe Olsi Kristaq Rama per shqiptaret!

Shqiperia ngjitet ne vendin e pare ne bote per konsumin e Kokaines!

Raporti i Agjencise kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjene se shqiptaret kane nivelin me te larte te perdorimit te Kokaines ne bote. Kjo rritje katastrofale me shpejtesi te rrufeshme e perdorimit te kesaj droge te forte lidhet para se gjithash me rikthimin e Shqiperi te grupit te Bostonit te Olsi Rames dhe perdorimin e saj dhe qendrimin ndaj saj te Edivin Rames!

Lexoni shkrimin e meposhtem! sb

Ndërsa debati publik fokusohet mbi Shqipërinë si vend prodhimi kanabisi ose si tranzit kokaine dhe heroine, askush nuk është marrë me faktin shqetësues se sa drogë konsumohet në vend. Kështu, në mënyrë krejt të papritur zbulohet nga një raport i Kombeve të Bashkuara se Shqipëria mban vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës.
Raporti është bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2014 e rendit Shqipërinë në vend të parë me 2. 5 përqind të popullsisë që e konsumojnë.

Ky raport bazohet në anketimet që i janë bërë personave të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç. Në hartën me të dhëna e publikuar nga Kombet e Bashkuara, rezulton se Shqipëria ka lënë pas vende tepër të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.3 për qind të popullsisë konsumuese apo Britaninë e Madhe që renditet në vendin e tretë.

Edhe pse konsiderohet si një ndër drogat më të shtrenjta, kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të jenë konsumuesit më të mëdhenj në kokainës në botë. Në raport theksohet gjithashtu se janë persona në moshë të rritur përdoruesit më të mëdhenj të kokainës, ndërsa të rinjtë më pak.

Shifrat janë të krahasuara edhe me të dhënat qeveritare të vitit 2006, ku në Shqipëri rezultonin përdorues të kokainës vetëm 0.78 për qind e popullsisë dhe brenda 8 viteve numri i përdoruesve është katërfishuar.

Në anketimin që i është bërë grupmoshave nga 15 deri në 16 vjeç, rezultojnë përdorues 3 për qind e të anketuarve, shifër kjo disa herë më e vogël se e shumë vendeve të tjera në Europë apo më gjerë. Gjithashtu kjo grupmoshë është e prirur drejt drogave sintetilr dhe më te lira si kraku por që është njëkohësisht edhe më e dëmshe.

Nëse për kokainën Shqipëria është në vend të parë, e kundërta ndodh për përdorimin e kanabisit. Edhe pse konsiderohemi një vend prodhues dhe kjo drogë është e përhapur gjerësisht, shqiptarët nuk janë ndër konsumuesit më të mëdhenj.

Për përdorimin e kanabisit Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6, që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara janë pasqyruar edhe të dhëna sa i përket luftës së qeverisë kundër drogës. Bie në sy që vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të sasisë së drogës që është kapur. Për vitin 2015 raportohet se janë sekuestruar 6870 kilogram kanabis, 26. 4 kilogram kokainë dhe 55. 3 kilogram heroinë. Ndërkohë, para vitit 2013 droga e sekuestruar ka qenë në sasi të papërfillshme.

Harta për përdorimin e kokainës në botë. Shqipëria me ngjyrë lejla të theksuar, mban vendin e parë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 arsye pse është koha të guxoni me prerjen më në modë të dekadës
Previous article Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen në Afrikë, surpriza që merr atje e lë pa fjalë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT