• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
6 arsye pse është koha të guxoni me prerjen më në modë të dekadës
Home
Modë

6 arsye pse është koha të guxoni me prerjen më në modë të dekadës

26 November, 2017 Ina.Autor Modë

Asnjë prerje flokësh nuk ka qenë kaq gjatë trendi i kësaj dekade, sa prerja lob- long bob- ose thënë ndryshe, prerje e drejtë në gjatësi mesatare. Arsyeja? Shumica prej nesh duam edhe të kemi gjatësi flokësh, edhe prerje moderne.
Në 2007-ën, Rihanna me “Umbrella” përcaktoi trendin e dekadës së shkuar: Prerjen shkurt dhe drejt, të quajtur bob.

Ndërsa ky trend s’bëhet ndonjëherë demode për të famshmit, shumica e vajzave që s’duan t’i presin flokët aq shumë, zgjedhin variantin më të gjatë të bobit: lob. Me gjatësi mbi supe apo deri tek supet, kjo prerje është përhapur më shpejt se zjarri.

Lobi është perfekt për të rigjeneruar flokët

Lori Hoxha i kishte flokët më të gjatë përpara se edhe ajo t’i priste në këtë model. Pas një kohe të gjatë me flokë bjonde platin dhe pas një eksperimenti në SHBA, flokët kishin nevojë për një periudhë pushimi; ajo realizoi prerjen lob.

Duke hequr majat e holla dhe të dëmtuara, që ne zakonisht na bëhen si “bishta”, kjo prerje e lejon flokun të marrë frymë.

Lobi s’t’i pret shpresat për t’i rritur prapë

Nuk është një shkurtim drastik dhe mund t’i kthesh në gjatësinë e mëparshme për një vit. Pastaj nëse të fiksohet se duhet të shkosh patjetër me flokë të gjatë në atë party, ke ende gjatësi për të vënë shtesa flokësh.

Lobi është klas i gjallë

Gjatësia e mesme, prerja e drejtë, pa ekstravaganca të tepërta; është një prerje që në thelb ka finesën.

Lobi u shkon të gjithëve

Jo të gjithëve na përshtaten flokët e shkurtër dhe jo të gjithë duam flokë të gjatë, prandaj lobi është përhapur kaq shumë; është një e ndërmjetme e artë.

Me lobin dukesh gjithmonë cool

Kur do të dukesh e thjeshtë, mund t’i mbash flokët të krehur drejt.

Por nëse do të dukesh cool, mund t’i modelosh me onde pa u dukur si nuse. Çfarëdo që t’i bësh, nuk ngjan e sajuar!

S’ke nevojë të rrish e krehur!

Prerja e drejtë i shtyn flokët të rrinë drejtë- sikurse shkallëzimi stimulon kaçurelat. Përveç kësaj, në gjatësinë e lobit nuk janë krijuar akoma ondet e çrregullta që zakonisht duam t’i zhdukim.

anabel.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr para ndeshjes së Serie A, përplasen dy tifozëritë rivale
Previous article OKB: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, reagon Berisha

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë! Modë

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë!

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT