• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A e dini se sa çokollatë në vit ha secili prej nesh dhe se nga vjen ajo?
Home
Shëndet

A e dini se sa çokollatë në vit ha secili prej nesh dhe se nga vjen ajo?

10 August, 2018 k.autor Shëndet

Të dhënat e Doganave tregojnë se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2017 arritën në rreth 3.2 milionë kg, apo rreth 13 milionë dollarë.

Pas një rritjeje të ndjeshme në periudhën 2014-2016, duke aritur në një nivel rekord, importet e çokollatave ranë sërish në vitin 2017, me 27% me bazë vjetore.

 

Një pjesë të konsiderueshmtë importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës .Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.1 kg në vit në 2017-n, në rënie të ndjeshme nga 1.5% që ishte konsumi për frymë në vitin 2016.Shteti kryesor nga importohet çokollata dhe produktet e tjera që përmbajnë kakao është Polonia, nga e cila vjen 21% e totalit, e ndjekur nga Greqia (20%), dhe Gjermania e Italia me nga 19% secila.Konsumi i çokollatës tek ne mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKIMI I KUKËSIT/ Agim Canaj analizon pse duhet të shpresojnë akoma
Previous article TURNEU "PASCUCCI"/ Partizani gati. Sot mbylli fazën e fundit përgatitore

k.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT