Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ritvan Zykaj, 24-vjeç vrau për vdekje tetë persona nga i njëjti fis, por nga dy familje të ndryshme.
Nga deklaratat e fqinjëve, në fokus të 24-vjeçarit kanë qenë familja e Azem Zykaj dhe Besim Zykaj.
Sipas deklaratave, ata ishin kushërinj të dytë, ose thënë ndryshe familja e vëllait të gjyshit.
- Një fqinj u shpreh:
Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, Falkao dhe tjetri që është në Greqi”.
Falkao
Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Policia vijon kërkimet për të kapur autorin, por duhet theksuar se 24-vjeçari është bari dhe e njeh shumë mirë zonën..



