Një 57-vjeçar nga Përmeti dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit të Vjosës.
Mësohet se dje shtetasi me inicialet N.S., banues në fshatin Rapck është parë teksa hidhej nga një urë, e për pasojë nuk është parë të dalë më nga ujërat e lumit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi në fjalë dyshohet se është hedhur vet nga ura, për shkak të gjendjes depresive.
Pasi u raportua nga banorët rasti në fjalë, polombarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.