Teza për “korrigjim kufijsh”, hapi debat në Kosovë, Serbi ,Shqipëri, rajon e duke shkuar në arenën poilitike ndërkombëtare. Si fillim ishin politikanët nga Shqipëria që kundërshtuan tezën e hedhur nga presidenti Thaçi duke e cilësuar si akt që do të prishtye stabilitetin në Ballkan.
Ende nën valëën e zëravë dhe konferencave që vete presidenti Thaçi po bënte dita-ditës reaguan vendet e rajonit dhe fuqitë e mëdha.
Reagon Britania e Madhe
Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, ambasada britanike në Prishtinë u shpreh se thirrjet për modifikim të kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizuese. Më tej, thuhet se qeveria britanike ka qenë gjithnjë e qartë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Kjo gjë duhet të ndodhë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve aktualë.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, përfundon reagimi.
Reagon Gjermania
Ambasada gjermane mban të njëjtin qëndrim në reagimin e saj. Ambasadori Heldt, në Prishtinë, në intervista të ndryshme ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.
Heldt është shprehur më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.
Reagon Krocia
Ambasada e Kroacisë në një përgjigje për Frontal ka thënë se ndarja e territorit do të sillte destabilizim në rajon .
“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje. Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal”
Reagon Maqedonia
Partitë politike në Maqedoni kundërshtojnë mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja mbron parimin e mosndarjes së kufijve dhe atë të përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore. “LSDM-ja përfaqëson parimin e mosndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt integrimit të mbarë rajonit, ndërtimit të miqësisë, zhvillimit dhe përparimit të raporteve me fqinjët. Ndërsa BDI-ja e përjashton tërësisht një skenar të tillë. “Kryetari Ahmeti është prononcuar disa herë në lidhje me temën e imponuar të ndryshimit të kufijve duke thënë se rajoni është në rrugë të duhur të paqes, sigurisë, stabilitetit, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik.
Duhet të theksojmë se Shqipëria ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar. Deri më tani kryeministri Rama nuk ka reaaguar lidhur me tezën aq shumë të diskutuar.






