• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VETËVRA ME FOTOKSINË/ Policia: 29 vjeçari mund të ketë qenë i DASHURUAR dhe…
Home
Breaking News

U VETËVRA ME FOTOKSINË/ Policia: 29 vjeçari mund të ketë qenë i DASHURUAR dhe…

10 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Oficeri i NATO-s që shërbente në Bunavi të Vlorës i jep fund jetës duke u vetëflijuar. 29-vjeçari Enea Xhaja, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier, ka kryer vetëvrasje duke konsumuar një sasi fostoksinë.

I riu është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët. Pavarësisht se e kanë transportuar me urgjencë për ndihmë në spitalin e Fierit, 29-vjeçari ka ndërruar jetë. Mësohet se Xhaja ka shfaqur shenja të helmimit në orët e para të së enjtes. Sipas të dhënave të Policisë, vetëm dy orë pasi kishte mbërritur në Spitalin Rajonal të Fierit, 29-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të riun drejt aktit fatal, por paraprakisht Policia dyshon se i riu mund të ketë kryer një akt të tillë në kushtet e depresionit. Shenjat e një ngarkese psikologjike, ai i ka shfaqur disa ditë më parë.

Nga ana e tyre, familjarët kanë treguar se nuk kanë pasur asnjë debat apo konflikt me të birin. Ata kanë mohuar gjithashtu që djali të ketë pasur probleme me familjarët. Sipas tyre, djali, prej disa ditësh, qëndronte i heshtur dhe nuk komunikonte shumë me ta.

Sidoqoftë, kjo nuk u ka lënë atyre të dyshojnë se mund të kishte pasur diçka serioze që mund ta çonte drejt këtij vendimi fatal për jetën. I riu ishte pjesë aktive e forcave të NATO-s, ku shërbente si oficer në Bunavi të Vlorës prej dy vitesh. Sipas informacioneve, ai nuk ka pasur probleme në punë dhe ishte korrekt në shërbim. Këto dy ditë kishte ardhur në shtëpinë e tij në Fier dhe do të kthehej ditën e premte sërish në punë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan drejt vetëvrasjes oficerin e NATO-s, duke marrë në pyetje familjarë, të afërm dhe miq të tij.

PISTAT

Përveç familjarëve që kanë vërejtur heshtje të djalit gjatë ditëve të fundit, të afërmit dhe miqtë kanë deklaruar se nuk kishin parë asgjë që nuk shkonte tek Enea. Policia bëri të ditur se është duke hetuar, ndërsa dyshimi kryesor është se i riu vuante nga depresioni. Gjithashtu nuk përjashtohet pista që ai ta ketë kryer veprimin fatal për shkak të ndonjë histori dashurie që mund të ketë shkuar keq.

Gjithsesi, do të jenë hetimet e Policisë që do të zbulojnë shkakun që shtyu oficerin e NATO-s të ndërmerrte aktin vetëflijues, duke i dhënë fund jetës me anë të konsumit të fostoksinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri/ Kourtney Kardashian feston me ish-bashkëshortin (FOTO)
Previous article Cantona, "konfident" me Manchester United: Mund të bëhet kampion i Anglisë

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT