• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLUMB SHKODRANIT/ Fatbardh Lici po pinte kafe kur u qëllua. Ishte vëllai këshilltarit
Home
Breaking News

PLUMB SHKODRANIT/ Fatbardh Lici po pinte kafe kur u qëllua. Ishte vëllai këshilltarit

10 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 53 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së premtes në qytetin e Shkodres.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Guerrile” dhe viktima u identifikua si shtetasi Fatbardh Lici.

Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në rrugën kryesore të unazës perendimore, kur është qëlluar për vdekje.

15 plumba janë shkrepur në drejtim të tij nga autori që mësohet se ka qenë i maskuar dhe që menjëherë më pas është larguar nga vendngjarja, duke shfrytëzuar daljet e shumta që ka unaza me rrugë të tjera dytësore të qytetit.

Nuk dihet ende nëse arma e përdorur në vrasje ka qenë pistoletë apo kallashnikov, por provat balistike do ta përcaktojnë thonë burime policore.

Pak minuta pas ngjarjes policia bëri me dije se gjeti në lagjen “Dobraç” një automjet tip Benz duke u djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori për të lëvizur në momentin e krimit.

Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngriten disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja do tu sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka të tilla.

Megjithatë policia po ndërton skemën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qënë në zonë në momentin e vrasjes, ku disa shtetas janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.

Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë mbi pistën e hetimeve që po kryen për këtë vrasje, edhe pse nga burime të brendshme mësohet se kryesorja është ajo e hakmarrjes.

Viktima është vëllai i këshilltarit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Licit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KONFIRMUAN NGA KPK/ Ndërkombëtarët kërkojnë rikthimin e KATËR çështjeve: Ja ku BAZOHEMI
Previous article SIGURIMI E GODITI ME GRUSHTA/ Ja kush është fansi që u rrah në koncertin e Elvana Gjatës (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT