Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një i ri 29 vjeç është helmuar me fotoksinë dhe ka humbur jetën.
AlpeNews.al mëson se viktima është Enea Xhaja. Ai ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.
Detaji i trishtë vihet re në profiling e tij, ku vetëm 16 orë më parë ai kishte postuar një foto më birrë ku shkruante se meqë asnjë nuk i ishte përgjigjur ftesave për kafe, tani do pinte vetëm.
Në një nga komentet, një nga miqtë e tij i shkruante se meqë do pinte shumë, duhej mbajtur se “të paktën ta kishin martuar”.
29 vjeçari i kthente komentin me shkrimin: “Aman lërë këtë muhabet se sa mbylla debatin me mamkën”.
Ndoshta kjo mund të ketë qënë një nga arsyet që e shtyu të riun drejt vetvrasjes.
Thënë kjo, pasi shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
Postimi:
/AlpeNews.al




