• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BETEJA ME DREJTËSINË/ Ankimimi për sekuestron e provave, Gjykata e Apelit rrëzon Adriatik Llallën
Home
Aktualitet
Drejtësi

BETEJA ME DREJTËSINË/ Ankimimi për sekuestron e provave, Gjykata e Apelit rrëzon Adriatik Llallën

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron preventive të disa pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhënë më 20 korrik nga shkalla e parë.

Seanca nisi pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por procesi u zhvillua në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë ai ndodhet me pushime.

Gjyqtari i gatshëm dhe që i kishte rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, kërkoi asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë gjithashtu me pushime.

Për këtë arsye seanca u shty për në orën 15:00, e më pas me rifillimin e saj u vendos lënia në fuqi e sekuestrimit të pronave. Akuza u përfaqësua në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vettingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vettingu dhe sigurisht në këtë pikë ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga “godina e qelqtë”, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore u kërkonte prokurorëve që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja cilat janë dhjetë pyetjet që duhet të bëni para se të bini në dashuri
Previous article KAOS TEK MILANI/ Ardhja e Higuain zvogëlon hapësirat për një tjetër sulmues

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT