Një i ri 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fotoksinë.
Alpenews.al mëson se ai ëshë 29-vjeçari Enea Xhaja, ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.
Ai banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.
Pasi ka gëlltitur fotoksinën, ka shfaqur shenja të konvulcionit, ndërsa familjarët e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.
Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë, 29-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi ka ndërruar jetë pas disa orësh.
Enea Xhaja:
/AlpeNews.al



