• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ç’po ndodh me euron? BSH lajmëron: Ndërhyrjet në kursin e këmbimit do të vijojnë deri sa…
Home
Ekonomi

Ç’po ndodh me euron? BSH lajmëron: Ndërhyrjet në kursin e këmbimit do të vijojnë deri sa…

9 August, 2018 k.autor Ekonomi

Edhe pse inflacioni është rritur me ritme pak më të larta këtë vit rreth nivelit 2 %, Banka e Shqipërisë deklaroi sot nëpërmjet raportit periodik të politikës monetare se, forcimi i kursit të këmbimit ka ndikuar në reduktimin e presionieve inflacioniste.

Banka analizon se, mbiçmimi i kursit të këmbimit në gjysmën e parë të vitit 2018 shkoi përtej trendit forcues të diktuar nga faktorët strukturorë. Ky mbiçmim pasqyroi një koncensues të fortë të pritjeve rreth forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit në të ardhmen, duke sjellë ndryshimin e sjelljës së agjentëve dhe operatorëve të tregut valutor dhe duke rezultuar në një zhballancim të raporteve ndërmjet kërkesës dhe ofertës për valutë.

Ekspertët e Bankës në një komunikim me median thanë se, forcimi i kursit të këmbimit uli parashikimet për inflacionin në afatin e mesëm dhe zhvendosi për poshte balancën e rreziqeve në afatin e shkurtër. Ky zhvillimin kërkoi rishikim në kahun lehtësues të politikës monetare në funksion të objektivit të inflacionit.

Banka e Shqipërisë rriti stimulin monetar të muajit qershor duke ulur normën bazë të interesit dhe duke miratuar një program ndërhyrjesh në tregun valuator.

Këto vendime synuan të shmangin materializimin e efekteve negative që forcimi i madh i shpejtë i kursit të këmbimit ka në përmbushjen e objektivit të inflacionit dhe në përmbushjen e treguesve të tjerë ekonomikë.

Banka njoftoi se, ndërhyrjet në tregun valuator do të vijojnë të përdoren deri kur rreziqet me origjinë kursin e këmbimit të menjanohen.

Lehtësimi monetar pritet të përcillet në ekonomi nëpërmjet reduktimit të kostove të financimit dhe frenimit të kostove të mbiccmimit të kursit të këmbimit.

Ekspertët pohuan se, tregjet e brendshme financiare kanë reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj uljes së normës së interesit.

Normat e interesit të kredisë në lekë ruajnë nivele të ulta historike, duke ndihmuar në zgjerimin e portofolit të kredisë në lekë. Mirëpo kredia vijon të rritet në mënyrë të moderuar, teksa bankat kanë shtrënguar kushtet për huatë, veccanarisht për segmentin e biznesëve. Politika monetare stimuluese ka krijuar kushtet për rikthimin e inflacionit në objektiv.

Banka e Shqipërisë parashikon që ekonomia të rritet në një trajektore pozitive këtë vit, teksa pret që inflacionit të jetë rreth nivelit 2%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vesa Luma dhe Big Basta për t’u marrë shembull/ Mësojnë djalin e tyre si të kujdeset për kafshët (FOTO)
Previous article RRËFIMI I TURISTIT BRITANIK: Nuk pashë asnjë shqiptar të shëndoshë. Të gjithë fjalëpakë e kokëulur

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT