Boris Johnson është vënë sot nën një presion në rritje nga të tjerët për të kërkuar falje për komentet e tij ose të largohet nga partia. Ish sekretari i jashtëm dhe udhëheqësi Brexit i zemeroi akoma më shumë duke thënë se gratë që mbajnë mbulesat e kokës duken si “kuti letre” ose “hajdutë bankash”.
E ndërsa rrjeshti i të zemëruarve arrin ditën e tretë, mbështetësit e Tory-t e kanë “mbërthyer” publikisht Z.Johnson për të kërkuar falje.
Udhëheqësi skocez Tory Ruth Davidson sot u bë i fundit që i bëri thirrje Z.Johnson që të kërkojë falje për shprehjet e këqija, si dhe për komentet e fyese të pa nevojshme. Mbështetësit kryesorë të Tory përfshirë kryetarin e partisë Brandon Lewis, ministrin e jashtëm Alistair Burt dhe rebelin e mbetur Heidi Allen, gjithashtu i bënë thirrje që të kërkojë falje. Dhe ish-kryetari dhe ministri i Partisë konservatore, Eric Pickles, tha sot se është e mundur që Z.Johnson do të përballet me masa disiplinore mbi vërejtjet e marra.
Po ashtu presidenti i Forumit Musliman Konservator, i ka shkruar bosëve të partisë duke kërkuar që ai të largohet nga partia.
Por Xhonson ka shumë më tepër përkrahje në mesin e publikut. Sipas një sondazhi të Sky, gjashtë nga dhjetë britanikë nuk mendojnë se komentet e tij ishin raciste.
/AlpeNews.al


