• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI GRUAN DHE VAJZËN ME KALLASHNIKOV/ Rrëfimi: Vajza insistoi të mos pajtohej. Ai tha…
Home
Breaking News

EKZEKUTOI GRUAN DHE VAJZËN ME KALLASHNIKOV/ Rrëfimi: Vajza insistoi të mos pajtohej. Ai tha…

8 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë mbledhur për t’i pritur kufomat e Valeriana Marku – Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe. Këto dyja u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov. Familja ka hapur të pame. Ata  kanë rrëfyer rreth momentit kur ish-dhëndri ua mbyti vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë.
Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet t’i ketë paraprirë vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Valeriana Nrecaj bashkë me vajzën e saj u vranë nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valerianën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

Gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e viktimës. Aty kanë shpjeguar rreth momentit kur Pjetri u kishte shkuar në shtëpi.

Nipi i të ndjerës i tha gazetës se Pjetër Nrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valerianën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.

“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhembë zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.

Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valeriana e ka paditë atë se po ushtron dhunë ndaj saj. Edhe u kthy këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje u kanë te familja. Ka kërku me u pajtu. Vajza ka insistu që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i tashmë të ndjerës.

Ai sqaron se pak minuta pas vizitës së parë të Nrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valeriana tashmë e ndjerë kishte shkuar në Polici për ta raportuar rastin. Policia e ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.

“Kur ka ardhë ai më vonë me kallashnikov. E ka njoftë terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka fillu me gjujtë. Viktimë ranë mesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familje.
E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Rreth orës 21:00, 43 vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”
Ndaj Pjetër Nrecajt është ngritur aktakuzë, ndërsa i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANKA BOJKTON FACEBOOK-UN/ UniCredit nuk reklamon asnjë nga shërbimet e saj në këtë rrjet social
Previous article "ÇMEND" INSTAGRAM-in/ Beatrix Ramosaj poston FOTON nga pushimet

F.autor

Postime të ngjashme

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT