Sezoni veror këtë vit ka nisur mirë, por duket se përsa i përket numrit të turistëve është mjaftuar vetëm me një fjalë” kënaqshëm”.
Kjo pasi është vënë re një renie në fluks pushuesish, krahasuar gjithmonë me vitet e tjera. Fotot që dërgojnë njerëzit tregojnë shezlongje bosh dhe duket se ky është në të vërtetë realiteti.
Ata gjithashtu thotë se ka një shtim të turistëve të huaj, por pakësim të shqiptarëve.
Fotot e mëposhtme vijnë nga Ksamili. Sic edhe e shohim, duket sikur është një periudhë qershori dhe jo gusht, ku supozohet të ishin çadrat ngjitur me njera tjetren sic edhe jemi mësuar.
Mund të lidhet edhe me faturat e çmimet e kripura, që jo vetëm jugu në përgjithësi por edhe Ksamili vetë ofron.
“Dy fjalë” për Ksamilin:
Ksamil, i njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas,[1] është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël.
/AlpeNews.al






