Një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë, i moshës 62 vjeç ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një shtetase të mitur, të moshës 13 vjeç.
Dyshohet se e mitura ka treguar në Polici se i moshuari edhe e ka shajtur disa herë. Motivi dyshohet të jetë për arsye familjare, ndërsa bëhet me dije se blutë e kryeqytetit kanë ndërmarrë masat e parashikuara në nenet përkatëse për çështjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. R., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Metush Lilo”, ka goditur shtetasen e mitur me iniciale A. SH., vjeçe 13, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.


