• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ “Arratisen” studentët, braktisin universitetet publike e private
Home
Sociale

RAPORTI/ “Arratisen” studentët, braktisin universitetet publike e private

8 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n. Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private.

Siç duket nga grafiku, deri në vitin 2013, numri i studentëve në universitetet shqiptare, publike dhe private ishte në rritje të fortë. Në 2014-n shënoi një rritje të lehtë, ndërsa pas kësaj periudhe tendenca ishte në reduktim të lartë.

Tkurrja ka ardhur si nga universitetet publike ashtu dhe ato private.

Në universitetet publike, nga 142.7 mijë studentë që kishte në 2013/2014 (niveli rekord), në periudhën akademike 2017/2018 numri i tyre ra me 25%, ose rreth 37 mijë studentë më pak.

Eksodi më i madh ishte në Universitetin e Tiranës (-10863) Universitetin Bujqësor (-5308), Mjekësisë (-3472), Universitetin e Shkodrës (-4924); Korçës (-4511), Vlorës (-3399).

Edhe universitetet private kanë parë rënie të fortë që përkon në pjesën më të madhe me mbylljen e shumë prej tyre, në kuadër të një aksioni të qeverisë për të mos lejuar vazhdimin e shumë institucioneve të larta jo publike që nuk plotësonin kushtet.

Nga viti 2012, kur arriti në nivelin maksimal prej 34.5 mijë, numri i studentëve në universitetet private ka rënë me një të tretën, pra sot në auditoret private ka rreth 11 mijë studentë më pak.

23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

Në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me 2013/2014 Albanian Universitety (UFO Dental) kishte 3143 studentë më pak, me një rënie të fortë prej 43%. Ky është dhe universiteti me rënien më të madhe të studentëve ndër privatët.

Universiteti Europian i Tiranës kishte 951 studentë më pak, me një rënie prej 20% për të njëjtën periudhë.

Rritjen më të madhe e ka shënuar Universiteti Mesdhetar, me 805 studentë të shtuar në katër vjet, duke u dyfishuar. Në rritje ishin edhe Epoka (46%), Luarasi (68%), Aldent (75%), Marin Barleti (113%), Polis (83%).

Efekti i plakjes së popullsisë dhe emigracionit

Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë)./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stuhi rrufeje në New York, raportohet për 3 të plagosur (FOTO)
Previous article Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT