• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETINGU/ Reagimi i ONM: Të ndalet presioni politik, s’do lejojmë asnjë përpjekje influence
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETINGU/ Reagimi i ONM: Të ndalet presioni politik, s’do lejojmë asnjë përpjekje influence

8 August, 2018 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaron prerazi se nuk do tolerojë asnjë presion dhe influencë ndaj procesit të vetingut.

Reagimi për Vizion Plus vjen pasi javët e fundit procesi ka qenë pre e akuzave të politikës.

Pas disa vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë vënë re përplasje qëndrimesh mes liderëve të partive kryesore politike në Shqipëri.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk spekulon mbi akuzat që lidhen me procesin e vetingut.

Përgjithësisht ONM mendon se procesi i vetingut po zhvillohet brenda kuadrit ligjor dhe bazuar në zbatimin e parashikimeve ligjore.

ONM do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces. Çdo përpjekje për të influencuar procesin e vetingut, ose përpjekje për të intimiduar punën e institucioneve të vetingut, nuk do të tolerohen”, thuhet në reagim.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka funksion ekzekutiv mbi vendimmarrjen e komisionerëve të vetingut, por vetëm rol këshillues.

Dy kanë qenë rastet kryesore kur është rekomanduar apelimi i vendimeve të vetingut. ONM nuk ka mbështetur konfirmimin në detyrë të krerëve të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja dhe atij të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

“ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik të apelojë kundër vendimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioneri Publik ka ndjekur këtë rekomandim dhe ka dorëzuar apelimin për këtë rast. Baza për këtë rekomandim, nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë shtrihet në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast.

Më 6 Gusht 2018, u rekomandua apelimi mbi të njëjtat baza, për rastin e kreut të Gjykatës së lartë, i cili u konfirmua në detyrë me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 Korrik 2018.

Është përsëri në të drejtën e Komisionerit Publik të vendosë ose jo të ndjekë këtë rekomandim”, bën me dije ONM.

Të pyetur nga Vizion Plus mbi vendimet për shkarkimet e njerëzve të drejtësisë, vëzhguesit ndërkombëtarë, theksojnë se procesi po monitorohet me kujdes:

“Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së analizojnë çdo dosje të vetingut. Kur në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë një gjë të tillë, ashtu siç ka ndodhur.

Bazuar në nenin 65, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit të Vetingut, është në kompetencë të Komisionerit Publik të vendosë nëse do ndjekë ose jo rekomandimin. ONM beson se trupa e Apelit do të rishikojë tërësisht të gjitha çështjet që shqyrton”.

Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit procesi i vetingut po zhvillohet në përputhje me parashikimet në aneksin e kushtetutës dhe ligjin e Vetingut.

Prej nisjes së procesit, zbatimi i tij është mbajtur nën mbikëqyrjen e drejtimin e vëzhguesve ndërkombëtar, të cilët janë prezent në të gjitha institucionet e Vetingut.

Prej ditës së parë të nisjes së punës, nënvizohet fakti se ONM ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha organet,  duke vënë re se anëtarët e tyre qenë të përkushtuar për të çuar përpara procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI DIGJTE MAKINAT E POLICISË/ 39 vjeçari ishte kthyer në "KËRCËNIM". Përfundon në...
Previous article Adelina Tahiri na tregoi barkun e rrumbullakosur/ Zbulohet emri i vogëlushit që do të sjellë në jetë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT